zyrat e bells
Zyrat e Levizjes Bells gjenden ne Beograd, Prishtine, Podgorice, Shkup, Tirane dhe ne Tuzla.

Levizja Bells eshte rezultat i nje projekti rajonal: “Regional Environmental Advocacy, Action and Cohesion In Western Balkans”, i mbeshtetur nga programi rajonal per mjedisin i Ambasades se Mbreterise se Hollandes.

Koordinatoret rajonale te projektit:

Ambasadoret e Mjedisit

Ambasadoret e Mjedisit perfaqesojne nje organizate te vetme jo fitimprurese dhe jo qeveritare nga rajoni i Ballkanit, te ciles i eshte dhene nje status keshillimor nga Kombet e Bashkuara (eshte nje anetare e asociuar e CONGO-s – Konferenca e OJF dhe eshte e akredituar ne UNEP – Programi Mjedisor i Kombeve te Bashkuara). Eshte e akredituar ne EBRD, per ceshtjet mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem. Eshte gjithashtu, Anetare Institucionale e Shoqerise Nderkombetare te Ekoturizmit (TIES) dhe nje OJF Kombetare e rendesishme ne SAICAM (Strategic Approach to International Conference on Chemicals Management) si dhe anetare e Rrjetit te Drejtueseve Femra per Mjedisin dhe anetare e Komitetit Kombetar per Pergjegjesine Sociale te Korporatave. Organizata merr pjese ne Forumin e Komisionit Evropian per Mjedisin.

Ne nivel lokal, rajonal dhe global, organizata «Ambasadoret e Mjedisit» eshte e perfshire ne shume aktivitete, duke qene 'zeri' i Evropes Jug-Lindore.

Me shume per organizaten

Partneret Kombetare te projektit:

4x4x4 Balkan Bridges Shkup

4x4x4 Balkan Bridges eshte nje shoqate rajonale organizatash qe synon zhvillimin e qendrueshem vecanerisht ne fushat e mjedisit, ekologjise dhe zhvillimin ekonomik ne zonat rurale. Keto plotesohet me tej me fushat si: eko-turizmi, menaxhimin e mbetjeve, edukimin, dhe zhvillimin e mikro-biznesit.

Me shume per organizaten

NVO Green Home

“Green Home” eshte themeluar nga nje grup studentesh te diplomuar ne shkencen e biologjise, me 14/02/2000, si nje organizate jo qeveritare, jo fitimprurese dhe jo politike. Organizata u krijua si nevoje per pjesemarrje aktive ne mbrojtjen dhe permiresimin e mjedisit, si dhe per te treguar nje rol aktiv ne zhvillimin e shoqerise civile nepermjet mbrojtjes se biodiversitetit dhe zbatimit ne praktike te konceptit per nje zhvillim te qendrueshem te Malit te Zi. Qellimi kryesor: ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit dhe zbatimin e parimeve per nje zhvillim te qendrueshem.

Me shume per organizaten

Qendra per Ekologji dhe Energji Tuzla

”Qendra per Ekologji dhe Energji Tuzla” eshte nje organizate nga Bosnje-Hercegovina qe inkurajon zhvillimin e qendrueshem ne fushen e mbrojtjes se mjedisit, duke perdorur nje kombinim te punes edukuese dhe praktike ne bashkepunim me te gjitha nivelet e shoqerise dhe investon ne burimet njerezore.” Eksperienca e gjate ne fushen e mbrojtjes se mjedisit e partnereve, edukuesve dhe miqve tane nga Zvicra na ndihmon qe te percaktojme strategjine tone, dhe qe nga fillimi e kemi nisur me nje edukim te vazhdueshem ekologjik dhe perkujdesje per gjendjen e mjedisit ne Bosnje-Hercegovine.

Me shume per organizaten

Advocacy Training and Resource Center

“Advocacy Training and Resource Center” (ATRC) eshte nje organizate jo fitimprurese kosovare, e cila punon per te rritur pjesemarrjen qytetare dhe shoqerise civile ne vendimmarrje, si nevoje per nje shoqeri te zhvilluar demokratike dhe qendrueshmeri rajonale.  
ATRC punon me perfaqesues te OJF, nisma civile, administraten publike, institucionet politike dhe median pavaresisht nga perkatesia fetare, ndasive politike, etnike, moshes, gjinise, dhe orientimit seksual. ATRC permbush qellimet e veta nepermjet mbrojtjes, ndertimit te kapaciteteve, shkembimit te informacionit dhe rrjetezimit. 
Qe nga themelimi i saj ne vitin 2001, ATRC ne Prishtine ka ndihmuar mjaft OJF ne Kosove qe te profesionalizojne punen e tyre, te artikulojne kerkesat, dhe te mbrojne perballe strukturave qeveritare çeshtjet qe ndikojne ne shoqerine kosovare nepermjet konsulences, trajnimit, dhenies se granteve, avokatise, shkembimit te informacionit dhe asistences teknike.

Me shume per organizaten

Center of Modern Skills

“Center of Modern Skills” eshte nje organizate jo qeveritare, jo fitimprurese dhe jo politike e themeluar ne vitin 1998. Ne shfaqim interes ne edukimin qytetar e politik, zhvillimin e dialogut dhe kultures politike, per te pergatitur te rinjte te marrin pjese ne zhvillimin e shoqerise civile ne Serbi, duke organizuar programe politike dhe sociale dhe ngritur dhe zhvilluar bashkepunimin me organizata te ngjashme. Ne duam te kontribuojme ne procesin e demokratizimit dhe te shtrijme interesin tek te rinjte per çeshtjet politike, por edhe t’i nxisim ata te marrin vendime dhe pergjegjesite ne ngjarjet shoqerore. Kryesisht ne u drejtohemi studenteve, aktivisteve te OJF dhe atyre pjeseve te shoqerise qe jane orientuar drejt demokracise.

Me shume per organizaten

Instituti i Kerkimeve Urbane

“Instituti i Kerkimeve Urbane” (URI) eshte nje organizate politikash kerkimore dhe zhvilluese, jo fitimprurese dhe jo qeveritare, e themeluar me vendim te Gjykates se Tiranes ne 28 maj, 1999. Organizata eshte krijuar nga nje grup bashkepunetoresh profesioniste. Organi i saj me i larte eshte Bordi i Drejtoreve (Bordi), i cili perfaqesohet nga Drejtori Ekzekutiv. Perfaqesuesit e URI-t sjellin profesionalizem te larte dhe integritet. 
Filozofia kryesore drejtuese e URI-t eshte e motivuar nga nenvizimi dhe nxitja e pergjegjesive decentralizuese, autoriteti dhe pergjegjesia e anetareve dhe personelit te saj. Qellimi i punes se URI-it eshte ndertuar mbi tre drejtime kryesore: pjesemarrja publike dhe mbrojtja, kerkimet, menaxhimi dhe zhvillimi.

Me shume per organizaten